Belinda Balluku është paraqitur ditën e sotme (31 korrik) në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, ku iu komunikua zgjatja e hetimeve me 3 muaj, por edhe akuzat e reja për tre lotet e tjera të Unazës së Madhe 5, 6 dhe 7. Ish-numri dy i qeverisë ishte marrë e pandehur vetëm për dosjen e Tunelit të Llogarasë dhe Lotin 4 të Unazës së Madhe.

Ndërsa u fut në SPAK, Balluku nuk ka bërë asnjë deklaratë për gazetarët. Balluku ka dalë nga ambientet e prokurorisë së Posaçme pas rreth 20 minutash.

Kujtojmë që një ditë më parë, kreu i SPAK, Klodian Braho u tha gazetarëve se çështja e Belinda Ballukut është me prioritet dhe se hetimet ndaj saj vijojnë.