Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara disponojnë rezerva të konsiderueshme të municioneve të “nivelit të mesëm dhe mbi mesatar”, duke theksuar se konflikte të armatosura mund të zhvillohen “pafundësisht”, raporton BBC. 

Në një postim të publikuar në platformën Truth Social, Trump u shpreh se “Shtetet e Bashkuara kanë një furnizim praktikisht të pakufizuar të këtyre armëve” dhe se vendi është “i furnizuar dhe gati për të fituar”.

Në të njëjtin reagim, ai kritikoi paraardhësin e tij, Joe Biden, duke e akuzuar se i ka dhënë Ukrainës një sasi të konsiderueshme të armëve më të avancuara amerikane.

Sipas Trump, gjatë mandatit të tij katërvjeçar, Biden autorizoi përdorimin nga Ukraina të raketave me rreze të gjatë veprimi ATACMS, të afta për të goditur objektiva deri në 190 milje (rreth 300 kilometra).