Media izraelite raportojnë se Katari ka ndërmarrë sulme ndaj Iranit, si kundërpërgjigje ndaj goditjeve të kryera nga Teherani në të gjithë rajonin e Gjirit.

Sipas Channel 12, i cili citon burime perëndimore anonime me dijeni për çështjen, Doha ka kryer operacione ushtarake kundër objektivave iraniane, në një zhvillim që mund të shënojë zgjerim të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, një zyrtar i lartë izraelit deklaroi për transmetuesin publik Kan se Izraeli vlerëson që edhe Arabia Saudite pritet të ndërmarrë së shpejti sulme ndaj Iranit, pas goditjes që thuhet se ka marrë nga Teherani një ditë më parë.

Sipas raportimit të The Times of Israel, shtetet e Gjirit nuk kanë ndërmarrë ende veprime të hapura sulmuese në kuadër të fushatës aktuale të bombardimeve të zhvilluar nga SHBA-ja dhe Izraeli, megjithëse disa prej tyre kanë ndërhyrë për të zmbrapsur sulme iraniane.