Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të martën se ushtria e tij planifikon të përgjigjet me edhe më shumë forcë kundër predhave nga Irani dhe Libani, gjatë një vizite në një bazë ajrore izraelite.
“Pilotët tanë janë mbi qiellin e Iranit dhe Teheranit, si dhe mbi qiellin e Libanit. Hezbollahu bëri një gabim shumë të madh kur na sulmoi”, tha ai.
Ai shtoi se qeveria libaneze dhe populli libanez duhet ta kuptojnë se Hezbollahu i mbështetur nga Irani po “po i tërheq ata në një luftë që nuk është e tyre, vetëm për shkak të vdekjes së atij vrasësi masiv me të cilin ata nuk kanë të bëjnë fare”.
Një zyrtar i lartë i Hezbollahut ka thënë se pas më shumë se një viti respektimi të armëpushimit, ndërsa Izraeli nisi sulme pothuajse të përditshme në Liban, durimi i grupit ka mbaruar.





