Ditën e sotme në Britani është shënuar numri më i ulët i viktimave nga koronavirusi që nga fillimi i emergjencës shëndetësore. Autoritetet shëndetësore kanë raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në Britani kanë humbur jetën 36 persona duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 43.550 persona.
Sipas NHS, vdekjet janë regjistruar në Angli, Uells dhe Irlandën veriore, ndërsa Skocia për tre ditë me radhë nuk ka shënuar asnjë viktimë.
Po ashtu, sipas autoriteteve, 901 persona të tjerë u testuan pozitivë dhe numri në total i të prekurve nga Covid-19 ka shkuar në 310.250. Kujtojmë se ditën e sotme numri i infeksioneve në të gjithë botën ka shkuar në 10 milionë persona.





