Nga e kaluara mëson, e ardhmja mundet vetëm të imagjinohet ose në një rast specifik, mund të programohet. Është ky rasti i Milanit dhe Rafael Leaos që do të ulen në tryezën e bisedimeve për një rinovim kontrare që iu intereson të gjithëve. Bëhet fjalë për një rinovim edhe për 2 vjet të tjerë, nga 2028, në qershor të 2030 që do të shoqërohet edhe me një rritje të pagës dhe që do të shërbejë për të dekurajuar klubet e Premier League që e kanë vënë Leaon në shënjestrën e tyre.

Rafael Leao aktualisht është një lojtar ndryshe. Më i pjekur, edhe pse gjithnjë jo konstant e sidomos shumë i lidhur me Milanin. Portugezi e ndjen veten dhe është në një farë mënyre, një lider teknik i skuadrës, një qendër rëndese rreth të cilit është fati i kuqezinjve. Ka ndryshuar rol, është vënë në dispozicion, ndoshta duke humbur diçka nga kualiteti i lojës së tij, por nuk ka reshtur kurrë së qeni vendimtar.

Sigurisht ende nuk ka një marrëveshje në lidhje me këtë rinovim, por përafrimi i momentit për këtë çështje, është në mënyrë për të mbajtur larg ankthin dhe për të folur me qetësi. Drejtuesit e rinj të Milanit, në këtë aspekt po punojnë shumë mirë. Ata ia dolën të rikuperojnë raportet me Maignan dhe të arrijnë një marrëveshje, po kështu po tentojnë të bindin Luka Modric që të qëndrojë edhe 1 vit në Milanello. Është një fije kuqezi që lidh fatin e liderëve të tij, që flet për përkatësi dhe programim.

Në fillim Maignan, më pas Modric dhe tani Leao, e famshmja linjë qendrore, rreth së cilës krijohen skuadrat. Titulli? Të shohim. Ose më mirë, derbi i së dielës do të japë menjëherë një përgjigje në këtë aspekt, por në të ardhmen e Milanit është rikthimi në Ligën e Kampioneve dhe është e ardhmja në të cilën Milani dëshiron të konfirmojë kampionët e tij. Leao është gati të thotë ‘po’; mjafton të diskutohet, gjendet një marrëveshje dhe të shtrëngosh duart.