Deputeti i Partisë Mundësia Agron Shehaj është përjashtuar ditën e sotme nga Kuvendi. Mësohet se vendimi është marrë nga Sekretariati i Etikës, i cili ka vendosur që Shehajn ta përjashtojnë me 20 ditë.
Ditën e hënë, Shehaj është përplasur verbalisht me deputetët e maxhorancës për banorët e Rrjollit dhe protestën që ata po bëjnë, pasi po u marrin pronat për të ndërtuar një resort luksoz.





