Aktorja e njohur hollivudiane Angelina Jolie thuhet se nuk ka pasur asnjë marrëdhënie romantike që nga momenti i ndarjes së saj nga ish-bashkëshorti, Brad Pitt.
Ndryshe nga aktori i cili është në një lidhje me Ines de Ramos, Jolie ka zgjedhur të përqendrohet kryesisht te familja dhe fëmijët e saj.
Sipas “People”, aktorja nuk ka pasur një partner që kur vendosi të ndahej nga Pitt dhe i ka kushtuar shumicën e kohës rritjes së gjashtë fëmijëve të saj.

“Angie ka qenë jashtëzakonisht e zënë dhe e fokusuar vitet e fundit. Takimet nuk kanë qenë të rëndësishme për të. Ajo nuk ka pasur një partner”, ka thënë një burim pranë saj për revistën.
I njëjti burim ka shtuar se Angelina në thelb ka qenë një nënë beqare që nga divorci dhe se kjo ka qenë prioriteti i saj kryesor.
Po ashtu, sipas burimeve, për momentin fëmijët mbeten përparësia absolute për aktoren. “Ajo e do rolin e saj si nënë dhe gjithmonë dëshiron të sigurohet që të gjithë po përparojnë. Duket se po shkon shumë mirë”.

Marrëdhënia mes Jolie dhe Pitt ishte një nga më të përfolurat në showbizin ndërkombëtar. Ata u njohën gjatë xhirimeve të filmit Mr. & Mrs. Smith në vitin 2005 dhe pas rreth një dekade lidhjeje vendosën ta zyrtarizojnë martesën. Megjithatë, martesa e tyre përfundoi me një divorc të shumëpërfolur në vitin 2019.





