Një 33-vjeçar shqiptar përfundoi në prangat e policisë italiane, pasi dhunoi dhe kërcënoi me thikë gruan e tij, me të cilën ishte në prag të divorcit.
Për të shpëtuar nga dhuna dhe agresioni, gruaja ishte larguar bashkë me dy fëmijët e saj disa ditë më parë nga Lombardia për në Xhenova.
Por, kjo nuk e kishte penguar ish-burrin e saj për ta ndjekur. Ai e kishte pritur jashtë apartamentit, duke e kapur për flokësh dhe duke i vendosur një thikë në fyt.
Fatmirësisht gruaja arriti të telefonojë policinë duke e detyruar ish-partnerin e saj të largohej, i cili para se të ikte i grabiti portofolin dhe çelësat e veturës. Policia arriti ta arrestonte burrin teksa po ikte me makinën e tij, ku i gjetën edhe dy thika bashkë me sende të vjedhura.





