Einxhel Shkira ka folur hapur lidhur me krisjen e miqësive të saj me Argjirën, Gracianon dhe Fjoralbën, gjatë intervistës së saj në emisionin “Mirëmbrëma yje” me Arbana Osmanin.

E pyetur mbi lajmet që kanë qarkulluar dhe faktin se ajo iu ka bërë “unfollow” disa prej miqve të saj, Einxhel nuk e fshehu të vërtetën, duke treguar se shoqëria mes tyre nuk është më njësoj.

“Ta them të drejtën, Arbana, disa gjëra janë shumë të bukura për aq sa zgjasin. Nuk është se miqësitë mbarojnë, thjesht ndonjëherë ndodh që njerëzit nuk janë gjithmonë aty për mua, kur kam nevojë,” tha ajo.

Kur u pyet nëse bëhej fjalë për një rast specifik, ku miqtë nuk ishin pranë saj, Einxhel tregoi:

“Tani, unë thyeva këmbën. Atë ditë dolën lajme sikur ishte një aksident tragjik dhe sikur mund të vdisja. Ndoshta njerëzit nuk e dinin që ishte thjesht një thyerje këmbë, por lajmet u interpretuan sikur ishte diçka shumë e madhe. Dhe ndoshta, kur i do shumë dhe pret shumë nga njerëzit, ndodh që zhgënjehesh.”

Sa i përket vendimit për të bërë “unfollow” në rrjetet sociale, Einxhel tregoi se ishte një veprim i nxitur nga gjaknxehtësia.

Einxhel, Argjira, Graciano dhe Fjoralba kanë qenë shokë të ngushtë prej vitesh. Madje, në një prej takimeve që Einxhel zhvilloi gjatë pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Albania 1”, ajo u vizitua nga Fjoralba dhe Argjira, si dy prej mikeshave më të mira të saj.

Por, me sa duket, disa gjëra nuk zgjasin përgjithmonë.