Pas votimit mes kaosit në Kuvend, këtë të premte do të mbahet në Pallatin e Brigadave ceremonia e betimit të 7 ministrave të rinj të kabinetit qeveritar. Seanca plenare e së enjtes nisi dhe përfundoi me tensione dhe debate të ashpra, ndërsa u miratuan ndryshime në kabinet dhe disa projektligje të rëndësishme.
Kështu, mes rrëmujës në foltoren e bllokuar nga opozita, Albana Koçiu u emërua zv.kryeministre, Toni Gogu Ministër i Drejtësisë, Besfort Lamallari Ministër i Brendshëm, Erjona Ismaili Ministre Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ferit Hoxha Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, Ermal Nufi Ministër i Mbrojtjes, dhe Enea Karakaçi Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ceremonia e betimit të tyre para presidentit pritet të nisë në orën 10:00.
Kuvendi miratoi edhe shkarkimet e ish-ministrave. Belinda Balluku u shkarkua me 85 vota pro nga posti i Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa Elisa Spiropali nga posti i Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme me 83 vota pro. Dekreti për shkarkimin e Pirro Vengut si Ministër i Mbrojtjes u miratua me 81 vota.





