Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ishte mesditën e sotme në studion e News24, teksa komentoi zhvillimet parlamentare, teksa më datë 12 pritet të votohet në parlament raporti për imunitetin e Belinda Ballukut.
Këlliçi komentoi fillimisht daljen e parë në publik të Ballukut, ditën e sotme teksa i pasoi detyrën në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Enea Karakaçit.
Demokrati thotë se duke dëgjuar Ballukun duke sikur i kanë rënë në qafë kot, por kur shikon provat, faktet dhe përgjimet atëherë bindesh se ke të bësh me specialistë dhe jo me socialistë.
Më tej, ai u shpreh se Rama dhe PS do votojnë kundër heqjes së imunitetit të Ballukut, por fati i kryeministrit sipas tij është i njëjtë me atë të ish-zv.kryeministres.
Këlliçi: Punonjës të MIE kanë qenë të trysnuar të firmosin siç ka dhënë urdhër titullarja. Dhe mua mu duk teksa dëgjoja se mos i kanë rënë në qafe kësaj zonje. Por kur i kthehesh fakteve, provave, përgjimeve bëhet fjalë për specialistë jo për socialistë.
Ne e dimë çdo të ndodhë. Kam paralajmëruar ndryshimet në qeveri për të kamufluar arsyen reale që është Balluku dhe mbledhjen e Asamblesë. Sot ja ku jemi, dhe ju do shihni që ditën e enjte Rama do e mbrojë Balluku, bazuar në raportin e Manjës. Dhe do të fajësohet PD-ja dhe opozita kushdo përveç zyrtarit të saj. Edi Rama është i destinuar të bjerë bashkë me Belinda Balluku. Historia e saj politike është e mbyllur. Kapur në flagrancë me abuzime në një rast të paktën 50 mln euro. Në lojë është vetëm historia e saj penale dhe juridike. Historia politike është e mbyllur për të. Grupi i të fortëve të Ballukut dhe personat me precedent janë aq t fuqishëm të intimidojnë dhe kryeministrin jam i bindur se Rama do e mbajë Ballukun. Nuk do i heqë imunitetin. Fundi i tyre do jetë i përbashkët. Balluku do e marrë me vete.





