Një polic i burgut të sigurisë së lartë në Peqin është arrestuar pas operacionit nga shërbimi i kontrollit të brendshëm të burgjeve.
F. Dupi me detyrë efektiv i regjimit të brendshëm, tentoi të fusë brenda qelive një sasi prej 26.1 gramë kanabis.
Efektivi e kishte fshehur lëndën narkotike në brendësi të pantallonave. Akoma nuk dihet se ku e kishte siguruar dhe kujt do t’ia jepte polici sasinë e drogës të llojit kanabis.





