Dy qytetarë e kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar në 53 numrin e viktimave në total.

Ministria njofton se bëhet fjalë për një 59-vjeçare nga Lushnja dhe një 77-vjeçar nga Vlora.

“Një 59-vjeçare nga Lushnja me insuficencë renale kronike dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese dhe një pacient 77-vjeçar nga Vlora, i cili vuante nga hipertensioni, që trajtohej prej 10 ditësh në terapi intensive nuk kanë mundur të mbijetojnë pavarësisht mjekimit intensiv dhe pëpjekjeve maksimale të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.”, tha në një dalje për mediat Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik.