Debatet në shtëpinë e famshme të Big Brother VIP Albania vazhdojnë të jenë të ashpra dhe plot tension. Gjithçka nisi kur Selin i kërkoi Rogertit të mbajë një qëndrim më të qartë në lojë, duke i thënë se ose duhet të japë mesazhe të forta për publikun, ose të kthehet te vetja pasi, sipas tij, e ka humbur rrugën në lojë.

Rogerti iu përgjigj duke theksuar se “maskën e vendos kur të dua dhe si të dua”, duke nënkuptuar se strategjia e tij është e qëllimshme.

Debati u ashpërsua edhe më shumë kur në bisedë ndërhyri Gimbo, i cili ironizoi Rogertin duke thënë se edhe nëse fiton çmimin e madh, paratë do t’i shpenzojë në kazino. Kjo deklaratë solli reagime të menjëhershme dhe tensioni mes banorëve u rrit. Selin vijoi kritikat ndaj Rogertit, duke e akuzuar se po ofendon familjet dhe se duhet të përdorë eksperiencat e tij personale për të dhënë një mesazh më të fortë, në vend që të merret me sulme personale. Në një moment, situata u përqendrua edhe te një keqkuptim lidhur me një gjest të Selinit, që Rogerti e interpretoi si aludim për përdorim të lëndëve narkotike.

Rogerti u mbrojt duke deklaruar se nuk ka konsumuar asnjëherë drogë brenda shtëpisë dhe se veset e tij i ka pranuar publikisht. Nga ana tjetër, Selin mohoi çdo akuzë, duke thënë se gjesti i tij ishte thjesht sepse i kruhej hunda dhe e akuzoi Rogertin për interpretim të gabuar. Debati vazhdoi me tone të ashpra dhe me fyerje të ndërsjella, ndërsa Rogerti pretendoi se e ka “nxjerrë blof” Selinin dhe se e ka kuptuar strategjinë e tij në lojë.