Bashkia e Durrësit njofton se të gjithë ata persona që nuk u kualifikuan për të përfituar grantin për rikonstruksion kanë të drejtë të bëjnë anikimim brenda 7 ditëve.
“Të gjithë personat që e kanë emrin në listën e personave të pakualifikuar, pasi të informohen me problematikat respektive që janë shënuar në listë, kanë të drejtë të bëjnë ankimim pranë Bashkisë së Durrësit brenda një afati prej 7 ditësh nga dita e shpalljes së vendimit të këshillit bashkiak.”, thuhet në njoftim.
(Klikoni në linkun më poshtë për shkarkim që t’ju hapet lista e plotë e personave të pakualifikuar )





