Shifrat e të infektuarve nga koronavirusi në Shqipëri vijojnë të jenë në rritje. Aktualish janë 920 persona aktivë me COVID-19.

Gjatë përditësimit të të dhënave të 24 orëve të fundit në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bëri thirrje çdo sipërmarrje turistike dhe të gjithë pushuesve të zbatojnë protokollin e masave anti-Covid19 përgjatë gjithë sezonit.

Kështu të gjithë operatorët turistikë dhe turistët (vendas dhe të huaj) duhet të kenë parasysh këto rregulla kryesore gjatë pushimeve:

-Stafi i shërbimit, në kontaktet me pushuesit/vizitorët duhet të mbajë në mënyrë të domosdoshme maskat mbrojtëse. Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 metër.

-Të zbatohen me rigorozitet masat e pastrimit dhe dezinfektimit në të gjitha zonat bufe, bare, restorante, kuzhina në të gjitha strukturat akomoduese.

-Të tregohet kujdes në përdormin e ashensorit në strukturat akomoduese që e disponojnë atë, duke respektuar masat e distancimit dhe të higjienës.

-Të kryhet dezinfektimi i krevateve të plazhit, shërbimeve higjienike dhe aksesorëve të ndryshëm në mënyrë periodike.

-Të respektohet hapësira midis çadrave dhe ndenjëseve të pushuesve në distancë jo më pak se 3.5 m dhe të evitohen grumbullimet shoqërore.