Një fëmijë ka ndërruar jetë në Kinë pasi telefoni me të cilin po luante shpërtheu papritur në flakë.
Sipas raportimeve, fëmija ishte duke luajtur në momentin e tragjedisë, kur telefoni i shpërtheu në duar.
Siç duket edhe nga një video që po qarkullon në internet, fëmija ishte ulur në një divan, pranë të cilit ndodheshin disa kabuj elektrikë, që dyshohet se mund të jenë shkaku i tragjedisë.
Mediat raportojnë se fëmija më pas ka ndërruar jetë.





