Një grup protestuesish janë mbledhur sot para Kryesisë së Kuvendit, teksa pritet të nisë mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.
Ata bëjnë thirrje që të protestohet masivisht pasdite para Kuvendit, gjatë kohës që do të mbahet seanca plenare e parë e këtij sesioni.
“Turp, parlamenti i krimit” dëgjohen ata, teksa u kërkojnë deputetëve të jenë dinjitozë.
Për të ruajtur rendin dhe sigurinë, policia ka ndërhyrë dhe i ka spostuar nga godina.





