Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së martës në Tropojë, ku katër persona kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike. Si pasojë e incidentit, njëri prej tyre ka humbur jetën në vend, ndërsa tre të tjerët kanë mbetur të plagosur.

Të plagosurit janë dërguar për marrjen e ndihmës mjekësore, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.

Pranë vendit të incidentit kanë mbërritur edhe shërbimet përkatëse, të cilat po punojnë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.