Një 67-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet si shkaktar i flakëve me përmasa të mëdha që dogjën sipërfaqe të konsiderueshme në fshatin Zallë të Krujës, dhe zonat përreth.

Sipas policisë, 67-vjeçari me inicialet I.H. dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij për të asgjësuar mbeturina bimore.

Zjarri ka dalë jashtë kontrolli dhe si pasojë e përhapjes së tij janë djegur sipërfaqe toke të konsiderueshme dhe pemë frutorë, në fshatin Zallë dhe në zonat përreth.

Si pasojë e përhapjes së flakëve, pati dëme të shumta në fshatin Halil dhe në vendet e quajtuara “Kodra e Stafukeve” dhe “Kodra e Babasve”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, menjëherë pas njoftimit për një vatër zjarri në fshatin fshatit Zallë, u mundësua arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të rastit, shtetasit I. H.(K.), 67 vjeç.

Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr në sipërfaqen e tokës në pronësi të tij, për të djegur mbeturina bimore.

Zjarri ka dalë jashtë kontrolli dhe si pasojë e përhapjes së tij janë djegur sipërfaqe toke të konsiderueshme dhe pemë frutorë, në fshatin Zallë dhe në zonat përreth.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.