Një sherr midis disa personave ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në një beach bar në zonën e Lungomares. Shkak i konfliktit mendohet se ka qenë një grindje e çastit, që ka degjeneruar në konflikt fizik mes palëve.

Nga sherri ka patur vetëm lëndime të lehta tek personat e përfshirë. Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po vijon hetimin e plotë të ngjarjes.