Në një lëvizje të paprecedentë, administrata e Dhomës Civile të Gjykatës së Tiranës ka pezulluar punën dhe ka hyrë në bojkot të përgjithshëm, duke bllokuar shërbimet dhe proceset gjyqësore në shenjë revolte për çështjen e pagave të bllokuara.

Bojkoti vjen në vazhdën e reagimeve për ngërçin e pagave të bllokuara të muajit gusht.

Ky reagim vjen si pasojë e përplasjeve të vazhdueshme me ekzekutivin për zbatimin e vendimeve mbi pagat dhe trajtimin financiar.