“Çështja e deputetes Belinda Balluku, sipas meje, nesh, është një çështje e mbyllur. Kuvendi u shpreh pasi e trajtoi me kujdes. Nuk e autorizoi kërkesën me vlerësimin se kërkesa është në vazhdën e një kuturisje që s’mund të vazhdojë pafundësisht ku njerëzor trajtohet si të ishin mjete në luftën kundër korrupsionin
E kthyen Shqipërinë ne delen e zezë, si vendin me më shumë të paraburgosur. 58% e popullatës sot në burgje, nuk janë gjykuar por janë në burg dhe jetojnë me taksat e shqiptarëve në vend që të jetojnë me punën e tyre jashtë dhe të ndiqen në gjendjen e lirë.
Liria e deputetit s’mund të kufizohet me teorinë që prokurori dhe gjykatësi janë të pavarur dhe bëjnë çfarë të duan.”, tha Rama.





