Në ditëlindjen e tij të 60-të, biznesmeni Erolld Belegu, ka bërë një surprizë të paharrueshme për partneren e tij, nutricionisten Diola Dosti, të cilës i ka propozuar për martesë.

Çifti është bashkë prej një kohe dhe gjatë kësaj periudhe kanë shijuar çdo moment të kaluar së bashku.

Mes emocioneve, buzëqeshjeve dhe një atmosfere magjike, Erolldi i është ulur në gjunjë dhe i ka kërkuar Diolës të bëhej bashkëshortja e tij.

Erolld Belegu diola dosti (2)

Përgjigjja nuk vonoi dhe ishte ajo që të gjithë prisnin, një “PO”. “Thashë PO se i dhe dritë shpirtit tim”, shkroi Diola krahas postimit.

Dyshja njoftuan për lidhjen e tyre në mars të vitit 2024. Si për Erolldin ashtu edhe për Diolën, kjo është martesa e dytë, pas marrëdhënieve të kaluara nga ku edhe kanë fëmijë.

Erolld Belegu diola dosti (4)