Gëzim në familjen e deputetes demokrate Jozefina Topalli. Vajza e saj, Megi, është bërë nënë për herë të tretë, duke sjellë një vajzë në familjen e tyre.
Lajmin e bukur e ka ndarë vetë Megi përmes një postimi në Instagram, ku publikoi një fotografi simbolike familjare. Në imazh shihen duart e të gjithë anëtarëve të familjes të bashkuara, të zbukuruara me byzylykë me fije të kuqe dhe të bardha, pa zbuluar detaje të tjera ose portretin e të voglës.

Edhe pse nuk janë dhënë shumë detaje, nga komentet e ndjekësve është kuptuar se fëmija është vajzë. Emri i saj mbetet ende privat, duke ruajtur intimitetin e këtij momenti special.






