Një aksident rrugor ka ndodhur në zonën e Qafë-Plloçë. Në aksident janë përfshirë një fugon transporti njerëzish dhe tre kamionë. Bëhet me dije se janë lënduar lehtë disa persona, të cilët janë dërguar drejt ambienteve të spitalit për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore.
Megjithatë dëmet materiale janë të konsiderueshme, për shkak të përfshirjes së katër automjeteve. Kjo situatë ka rënduar qarkullimin rrugor dhe ka shkaktuar rradhë të gjata trafiku. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor, të cilët po hetojmë më shumë mbi shkaqet e aksidentit./





