Kryeministri Albin Kurti tha se po e pret aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, për ta trajtuar më pas çështjen e zgjedhjes së Presidentit.
I pyetur se çfarë kompromisi është në gjendje të bëjë për të zgjedhur Presidentin, në rast se Kushtetuesja jep 60 ditë kohë, siç kërkon LVV-ja, Kurti tha se duhet të tregojnë “përgjegjësi shtetërore dhe durim politik”.
“Jemi duke e pritur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Duhet të tregojmë përgjegjësi shtetërore dhe durim politik. Jam optimist natyrisht për të ardhmen”, tha ai.
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme me të cilën u është ndaluar presidentes dhe Kuvendit çdo veprim deri në fund të këtij muaji.





