Inspektorati Shtetëror Shëndetësor po vijon intensivisht kontrollet dhe monitorimet në terren dhe vetëm në 24 orët e fundit janë kryer 1716 inspektime në subjekte.

Është pezulluar aktiviteti në një fasoneri dhe janë vendosur 3 masa administrative për subjekte të cilat janë gjetur në shkelje. 2 masa administrative me gjobë për bar-kafe dhe market dhe 1 masë administrative për pezullim aktiviteti në fasoneri. Gjobat janë në vlerën 100 000 lekë për çdo subjekt të kapur në shkelje të protokolleve të sigurisë të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë për mbrojtjen nga COVID-19.

Masat administrative janë vendosur nga degët rajonale të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në qarqet: Berat, Durrës, Korçë. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkon nga qytetarët zbatimin e masave të distancimit sociale, higjenës personale dhe përdorimin e maskave në vendet e mbyllura të rekomanduara. Gjithashtu ju kërkon institucioneve dhe bizneseve të zbatojnë në mënyrë strikte protokollet e sigurisë.

Nërkohë inspektimet nga inspektorët shëndetësorë do të vijojnë punën në terren për ndërgjegjësimin e subjekteve për zbatim të protokolleve të sigursë me zero tolerancë në bare, restorante, subjekte tregtare, institucione publike etj, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19 dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.