Aktori Jean-Claude Van Damme i tha “lamtumirë” mikut të tij Chuck Norris përmes rrjeteve sociale.
Aktori i njohur vdiq në moshën 86 vjeç, pasi u dërgua me urgjencë në një spital në Hawaii, një ditë më parë.
Pasi postoi foto të tij me Norris në llogarinë e tij personale në Instagram, Jean-Claude Van Damme shprehu respektin që gjithmonë ndjente për të dhe i dërgoi ngushëllime familjes së tij.
“Ngushëllimet më të ngrohta për humbjen e mikut tim, Chuck Norris. Ne e njihnim njëri-tjetrin që nga vitet e mia të hershme dhe gjithmonë e respektova njeriun që ai ishte. Zemra dhe lutjet e mia janë me familjen e tij. Ai nuk do të harrohet kurrë”, shkroi aktori, duke i thënë lamtumirë Chuck Norris.






