Dy persona janë arrestuar në Sarandë në kuadër të një operacioni të koduar “Kamuflimi” për goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Në pranga ranë Renato Makri 51 vjeç dhe Ilir Prenga 22 vjeç, pasi e kishin kthyer lavazhin për makinat në një “dyqan” për shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Policia sekuestroi rreth 1 kg kanabis si dhe sende të tjera të paligjshme.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, rreth 1 kg lëndë narkotike cannabis sativa, si dhe sende të tjera që shërbenin për ndarjen dhe ambalazhimin e saj, konkretisht: 2 targa automjetesh, 1 targë motomjeti dhe letër alumini.”, thotë policia.





