Jennifer Lopez ndau momente relaksi pas një koncerti të fundit, duke publikuar disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram.
Në imazhe, këngëtarja e njohur shfaqet e relaksuar mbi një divan, e veshur me një fustan elegant, të ngushtë dhe këpucë me taka të larta që tërheqin vëmendjen.
Në përshkrimin e fotos, Jennifer Lopez shkroi: “Kur shfaqja përfundon, por muzika vazhdon”.
Postimi u shoqërua me një valë komentesh nga ndjekësit, ku shumica vlerësuan pamjen e saj, duke e quajtur “perëndeshë”, “mbretëreshë” dhe “shfaqje mahnitëse”.
Megjithatë, përveç komenteve pozitive, një detaj në një nga fotot tërhoqi vëmendje të madhe dhe shkaktoi debat.
Fotoja që u bë virale

Në një prej imazheve, disa përdorues pretenduan se njëra këmbë e saj duket sikur ka gjashtë gishta në vend të pesë, duke nxitur diskutime dhe spekulime të shumta.
Pamja u bë shpejt virale, me përdorues që e zmadhonin dhe e analizonin foton për të kuptuar se çfarë po ndodhte në të vërtetë.
Diskutimi mori përmasa të mëdha, duke u kthyer në trend në rrjetet sociale dhe faqet e showbiz-it. Disa sugjeruan se mund të jetë rezultat i inteligjencës artificiale, ndërsa të tjerë e lidhën me një filtër apo efekt vizual.





