Ka ndërruar jetë edhe e dyshuar e vrasjes me armë zjarri të 45-vjeçarit Ilaz Brahimi dhe nuses së xhaxhait të saj Miradije Gashi.
30-vjeçaja Ardita Gashi pasi vrau 45-vjeçarin dhe nusen e xhaxhait, qëlloi me armë edhe veten, ku prej mbrëmjes së djeshme ndodhej në spital, ndërsa sot ka ndërruar jetë.
NGJARJA
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një natë më parë në Podujevë, me pasojë dy viktima dhe një të plagosur.
Një 30-vjeçare e identifikuar si Ardita Gashi ka qëlluar me armë zjarri 45-vjeçarin Ilaz Brahimi, teksa ky i fundit ndodhej në mjetin e tij.
Më pas autorja e dyshuar është futur në banesën e nuses së xhaxhait, duke e qëlluar edhe atë të fundit, të identifikuar si Miradije Gashi, 73-vjeçare, e cila ka humbur jetën këtë të hënën në spital.
Pasi ka qëlluar nusen e xhaxhait, 30-vjeçarja ka plagosur edhe veten, ndërsa humbi jetën sot në spital.
Motivet e ngjarjes së rëndë ende nuk janë zbardhur, ndërsa paraprakisht dyshohet se autorja ka pasur një lidhje dashurie me 45-vjeçarin që mbeti i vdekur.





