Edhe 7 pallate të tjera do të kalojnë të enjten në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Durrës për t’u shembur. Në shtesën e rendit të ditës që është bërë për mbledhjen jashtë rendit të ditës të KB-së janë shtuar për t’u miratuar për shembje 7 pallate të tjera në Sukth dhe Manëz, që së bashku me 12 pallatet e njoftuara paraditen e sotme e çojnë në 19 në total numrin e përgjithshëm të objekteve që do të kalojnë për miratim.

Akt-ekspertizat e thelluara të Institutit të Ndërtimit kanë konkluduar se godinat duhet të shemben, pasi janë dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Pas miratimit në Këshill Bashkiak pritet të kalohet në procedurën e mëtejshme që do të realizohet nga IKMT.