Që nga dita e djeshme banorët e “Big Brother VIP 5” po përballen me situata të ndryshme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, pasi janë në sfidën e mosreagimit.
Dita e sotme ka nisur për ta me një të ftuar të papritur, me këngëtarin e grupit të njohur muzikor “West Side Family”, Landi Hysi, i cili është mik i ngushtë i Mirit.
Landi hyri në shtëpi ku fillimisht pa Rogertin i cili ishte në living. Më pas ai hyri te dhoma e gjumit dhe kërkonte Mirin.
Ai i dha mbështetje dhe kurajo mikut të tij, i cili nuk reagoi dhe nuk ktheu asnjë përgjigje.
“Mos hiq dorë, dy duar janë vetëm për një kokë, jepi fort! Fito dhe vetëm fito”, i tha Landi. E jo vetëm kaq, pasi në momentin që do largohej nga shtëpia, ai gjithashtu e këshilloi Mirin që të mos i pëlqejë asgjë tek asnjë vajzë brenda shtëpisë, duke e mbajtur fokusin te qëndrimi dhe strategjia e tij në lojë.





