Edicioni i tretë i “Ferma VIP” nisi zyrtarisht sonte (27 mars 2026) në Vizion Plus nën moderimin e Arbana Osmanit dhe fermerët e parë iu bashkuan shtëpisë për të garuar për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh, në ndryshim nga vitet e tjera, i cili ka qenë 100 mijë euro.
Në rolin e opinionistëve, që ndryshe nga vitet e tjera, këtë edicion janë tre në numër, pamë Armina Mevlanin, Ermal Mamaqin dhe Einxhel Shkirën.
Ja 18 pjesëmarrësit e parë të këtij edicioni (renditur sipas radhës së hyrjes në spektakël):
Mes emrave që u përmendën janë këngëtaret Jonida Maliqi dhe Soni Malaj, aktori dhe humoristi Elvis Pupa, si edhe poetja dhe shkrimtarja Mimoza Ahmeti.
Lista vazhdon me emra nga fusha të ndryshme të showbiz-it, aktrimi apo rrjetet sociale si Sara Karaj, Romir Zalla, Vanesa Sono, Adi Pula dhe DJ Rafaela DJ.
Blerina Bajko, Gona Sina, Gresa Sekiraqa, Beni Vacaj, Malbora Gurra, Kuba, si dhe Fabiola Elezaj, Xhesi Loci, Akil Vardi dhe Indri Shiroka.





