Disa persona janë shoqëruar nga policia gjatë protestës së sotme të Shoqatës së Transporti Urban.

Ata kanë protestuar duke kërkuar plotësimin e kushteve për të cilat, nuk kanë marrë ende përgjigje, ndërkohë që edhe pse është lejuar rinisja e transportit publik, ata kanë thënë se nuk mund të rifillojnë.

Me pankarta në duar “Dua të punoj”, “Dua pagën e dytë”, “Jemi pa punë”, ata kërkojnë plotësimin e disa kërkesave kryesisht financiare, mbi të gjitha një pagë të dytë lufte.

Policia nuk i ka lejuar që të afrohen te Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë duke i thënë punonjësve se nuk lejohen tubime të paligjshme. Pas kësaj, disa prej protestuesve janë shoqëruar në polici.