Një tërmet i fuqishëm goditi në Oqeanin paqësor, me epiqendër shtetin e vogël të Vanuatu, jo shumë larg Australisë ditën e sotme (30 mars).
Lëkundjet me magnitudë 7.3 ballë raportohet se kanë goditur Vanuatun, ndërsa Instituti Euro-Mesdhetar dhe Qendra e Paralajmërimit të Hershëm të SHBA-së thonë se deri tani nuk pritet tsunami në zonë.
Thellësia fokale e tërmetit në Vanuatu vlerësohet në 145 kilometra, ndërsa epiqendra ndodhet 288 kilometra në veriperëndim të Port-Vila-s dhe 31 kilometra në veri-verilindje të Luganville-s.
Siç u tha, nuk është lëshuar asnjë paralajmërim për tsunami, ndërsa deri më tani nuk janë publikuar informacione të mëtejshme në lidhje me ndonjë të lënduar apo dëmtim të infrastrukturës.
Tërmeti konsiderohet shumë i fortë dhe po verifikohen dëmet dhe pasojat që ka lënë.





