Lufta në Lindjen e Mesme duket se do ta zgjasë, pasi nuk ka ende një datë përfundimtare të saj dhe tensionet janë në kulmin e tyre dhe bombardimet me raketa dhe dronë nuk pushojnë.

Dhe kjo krizë ushtarake në Gjirin Persik ndikon te bllokada e naftës, duke bërë që çmimet në bursën e karburanteve të marrin arratinë.

Çmimet e naftës po rriten përsëri, me fuçinë e naftës ËTI që thyen përsëri barrierën simbolike prej 100 dollarësh dhe atë të naftës Brent të Detit të Veriut që qëndron rreth 116 dollarë, pasi nuk ka asnjë shenjë të uljes së përshkallëzimit të luftës në Lindjen e Mesme.

Çmimi i një fuçie nafte të tipit West Texas Intermediate, referenca amerikane, për dorëzim në maj, u rrit me 3.50% në 103.13 dollarë, pak minuta pasi u hapën tregjet aziatike.

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent të Detit të Veriut u rrit me 2.98% në 115.93 dollarë.