Shërbimet e Policisë Bashkiake në Durrës kanë ndërmarrë aksionin për ndëshkimin e subjekteve apo individëve të cilët dëmtojnë shtyllat, ndriçuesit rrugorë, muret, monumentet etj. duke i përdorur si suport për reklamimin e biznesit të tyre.

Gjobat variojnë nga 1000 – 3000 lekë, ndërsa për një ditë janë gjobitur rreth 10 subjekte, mëson “DurrësLajm”.

Policia Bashkiake thekson se do të monitorojë në mënyrë të vazhdueshme dhe nuk do të lejojë kurrsesi vendosjen e çdo lloj afishimi apo reklamimi në kundërshtim me ligjin, teksa ka dhe një apel për bizneset:

“Iu lutemi subjekteve të shmangin reklamimin e bizneseve të tyre në natyrë pasi nuk është zgjedhja e duhur, për më tepër kur ky reklamim bëhet në mënyrë abuzive dhe pa leje, duke shkaktuar ndotje në mjedis”.