Aktorja hollivudiane, Dakota Johnson foli hapur për një përvojë të çuditshme që ka pasur dikur gjatë një audicioni gjatë një interviste për Hits Radio në Mbretërinë e Bashkuar më herët këtë muaj.
“Kisha një audicion njëherë, dhe ishte një rikthim dhe kur hyra në dhomë, u dhashë dorën të gjithëve dhe u prezantova”, tha aktorja.
“E bëra skenën dhe pastaj u largova, dhe më pas komenti që mora ishte se, për shkak se shkova dhe u prezantova dhe u dhashë dorën të gjithëve, u shfaqa si mendjemadhe, sikur po përpiqesha të bëja përshtypje. Nuk e mora punën sepse thanë se isha, si të thuash, arrogante, por unë thjesht kisha sjellje të mirë. Ishte një çmenduri”, shtoi ylli i Splitsville.
Johnson ka folur hapur në të kaluarën për qasjen e saj ndaj marrjes së roleve, duke përfshirë edhe mënyrën se si i shmang sheshxhirimet toksike të filmave.
“Nëse nuk ka një bashkëpunim të shëndetshëm, nëse nuk është një përputhje e mirë, atëherë nuk është një përputhje e mirë. Ne nuk ecim përpara nëse nuk është një përputhje e mirë. Nuk mund të humbas më kohë në sete toksike, ose në situata që nuk janë argëtuese, përmbushëse apo të shëndetshme”, tha ajo për Variety në korrik 2025”
Aktorja dhe producentja tha se nuk dëshiron të jetë pranë askujt që është i keq, përçmues dhe i pakëndshëm.
“Më pëlqen një debat i shëndetshëm në shesh xhirimi dhe gjithashtu besoj se ideja më e shkëlqyer fiton. Nuk është një luftë. Nuk është një garë. Është një bashkëpunim”, pohoi ylli i kinemasë.
Dakota Johnson bëri të ditur se dikur ishte mjaft e zëshme për të mbrojtur veten në shesh xhirim, por tashmë që është në rolin e producentes dhe po realizon filmat e saj mund të zgjedhë vetë kastin dhe në këtë aspekt, sipas saj ky është një ndryshim i madh.
Johnson do të shfaqet së shpejti në “Verity”, një përqasje e romanit me të njëjtin emër nga autorja e “It Ends With Us”, Colleen Hoover.





