Reperja e famshme, Megan Thee Stallion u dërgua në spital pasi u ndje keq në Broadway gjatë një shfaqjeje të muzikalit “Moulin Rouge” mbrëmjen e së martës.
Sipas një deklarate nga përfaqësuesi i saj, artistja 31-vjeçare “filloi të ndihej shumë keq gjatë shfaqjes dhe u dërgua menjëherë në një spital lokal, ku po vlerësohen simptomat e saj”.
Siç theksoi ai, më shumë informacion do të jepet sapo të ketë më shumë detaje në lidhje me gjendjen e saj shëndetësore.
Stilistja e flokëve e reperit 31-vjeçar, Kellon Deryck, shkroi në një postim në X: “Të gjithë lutuni për Megan, të gjithë jemi në spital”.
Pjesëmarrja e Megan Thee Stallion në muzikal u njoftua në shkurt, duke shënuar debutimin e saj në Broadëay, në një rol tetë-javor, nga 24 marsi deri më 17 maj.
Në një deklaratë të mëparshme, artistja kishte shprehur entuziazmin e saj për këtë sfidë të re, duke theksuar se pjesëmarrja në teatër është një përvojë e ndryshme, e cila kërkon disiplinë dhe përgatitje, duke deklaruar se është gati të përmbushë kërkesat e rolit të saj.





