Kina ka bërë thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive në Lindjen e Mesme, pas deklaratave të fundit të Presidentit amerikan Donald Trump, i cili paralajmëroi sulme të rënda ndaj Iranit në javët në vijim.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, theksoi gjatë një konference për shtyp se zgjidhja ushtarake nuk është rruga e duhur për të adresuar krizën.

“Mjetet ushtarake nuk mund ta zgjidhin në thelb problemin dhe përshkallëzimi i konfliktit nuk është në interes të asnjërës palë”, u shpreh ajo, duke u bërë thirrje palëve të përfshira që të ndalojnë menjëherë operacionet ushtarake.

Apeli i Pekinit vjen në një moment tensionesh në rritje në rajon, teksa komuniteti ndërkombëtar po kërkon mënyra për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.