Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, Mali ka bërë reagimin e tij të parë publik, duke ndarë me ndjekësit një mesazh falënderues për mbështetjen që mori gjatë gjithë rrugëtimit në spektakël. Përmes llogarisë së tij zyrtare, ai u shpreh mirënjohës për publikun që e ka përkrahur përgjatë 104 ditëve qëndrimi në format, duke e cilësuar këtë eksperiencë si të paharrueshme dhe me shumë vlerë personale.

“Kam hyrë në këtë eksperiencë si vetja ime dhe kam dalë po ashtu, me kokën lart dhe me shumë mirënjohje. Fitorja ime jeni ju dhe dashuria që më keni dhuruar,” shkruan ai në reagimin e tij.

Edhe pse nuk arriti të fitojë çmimin e madh, Mali duket se ka fituar simpati të madhe nga publiku. Mesazhi i tij është pritur pozitivisht në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë vijuar ta mbështesin dhe ta vlerësojnë për sinqeritetin dhe qëndrimin e tij gjatë lojës.

Mali fitoi Big Brotherin e tij, falë karakterit të tij të fortë, dinjitetit dhe njerëzillëkut që tregoi në çdo moment. Ai fitoi zemrat e publikut me dashurinë dhe respektin që përcolli. Një fitore e merituar nga një njeri i vërtetë!’-shkruhet ne faqen e tij te IG.