Ministria e Shëndetësisë njofton se ka ndërruar jetë një pacienti 65-vjeçar me COVID-19, i cili kishte sëmundje bashkëshoqëruese

Pas disa ditësh i shtruar në spital në spital, në terapi intensive, një 65-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën, megjithë përpjekjet e mjekëve dhe mjekimin intensiv medikamentoz. 65-vjeçari i konfirmuar me Covid-19 vuante nga diabeti dhe policitemia.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel gjithë qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën, por të zbatojnë rregullat e vendosura, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të afërmit.

Nga fillimi i epidemisë, 46 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19.