Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se lufta në Iran kërkon një qasje “serioze” dhe jo qëndrime që ndryshojnë nga dita në ditë.
Gjatë një vizite zyrtare në Korenë e Jugut, Macron iu drejtua gazetarëve duke theksuar se situata është tejet kritike për t’u trajtuar me sipërfaqësi.
“Ky nuk është një spektakël (show). Po flasim për luftën, paqen dhe jetët e burrave e grave”, u shpreh ai.
Macron lëshoi një kunj të hapur ndaj mesazheve kontradiktore të administratës Trump, e cila gjatë konfliktit ka dhënë sinjale të përziera, herë duke pretenduar se armëpushimi është afër, herë se lufta është fituar, e herë të tjera se SHBA do të vazhdojë luftimet.
“Kur kërkon të jesh serioz, nuk thua çdo ditë të kundërtën e asaj që ke thënë një ditë më pare”, deklaroi udhëheqësi francez.
Në mbyllje të fjalës së tij, ai sugjeroi një qasje më të përmbajtur në komunikim: Mbase nuk duhet të flasësh çdo ditë. Duhet thjesht t’i lësh gjërat të qetësohen.





