Dy banoret e BBVA, Brikena dhe Mateo e kanë nisur ditën me puthje dhe përqafime në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Teksa banorja ndodhej te dhoma e grimit, ai ka shkuar për t’i thënë mirëmëngjes. Më pas ai e pyeti a fjete mirë dhe shton “o drita ime”.

Mateo nuk e la me kaq dhe në një moment i thotë se i kishte çarçafët pis, qe mesa duket nuk eshte toleruar aspak nga banorja e partnerja e tij ne jete.

“E di që i kishe çarçafët për faqe të zezë, kllëfin e jastëkut. Ti kam ndërruar”, tha ai, ndërkohë Brikena çohet me nerva dhe largohet nga dhoma e grimit.

Ndërsa ajo po ikte, banori e pyet: “Ça ke?” dhe banorja nuk iu përgjigj teksa zgjodhi te bente nje veprim.

“Ua nuk bën dot një batutë se nxehet direkt”, vijon duke thënë Mateo pasi Brikena ishte larguar.

Kujtojmë se raporti i dy banorëve ka patur mjaft ulje dhe ngritje në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” që nga dita që Mateo u bë pjesë e reality show-t.

Kujtojmë se Brikena dhe Mateo njiheshin që jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ku kanë biseduar me njëri-tjetrin dhe janë takuar.