Pas fitores së sfidës së ‘Murlanit’, Edisa avantazhohet duke iu dhënë mundësia për të dhënë nga një dënim për secilin banor të BBV. 
Ndërkaq, banorja nuk ka harxhuar kohe dhe ka piketuar Brikenën, duke i dhënë një dënim tepër të pazakontë. 
Konkurrentja i kërkoi modeles që të lidhte flokët bisht dhe të shfaqej për herë të parë pa grim dhe qerpik artificial.

Fill pasi iu dha ky dënim, Brikena ka refuzuar ta kryejë dënimin. 
Ky refuzim ka shtuar pikëpyetje te publiku lidhur me komplekset e konkurrentes. 
Rikujtojmë që Brikena Selmani ka kryer një operim ‘lifting’ gjë që mund të ketë lënë shenja në lëkurën e saj dhe shumë prej komenteve kanë aluduar se kompleksi i saj për të pranuar dënimin lidhet me këtë ndërhyrje.

Mos vallë Brikena refuzon të lidhi flokët për shkak të shenjave të operimit?