Nga OraNewsPërditësimi i fundit 3 Prill 2026, 21:26
Një video e rrallë nga arkivat e televizionit Klan po bën xhiron e rrjetit, duke sjellë në vëmendje Arjola Xoxën në vitet e saj të adoleshencës. Pamjet janë pjesë e programit “Duel”, një prodhim i vitit 2000, i rikthyer së fundmi në “Klan Nostalgji”.
Në këtë video, Arjola shfaqet si studente e shkollës “Petro Nini Luarasi”, teksa interpreton një këngë të Céline Dion. Me flokë të shkurtra dhe një paraqitje të thjeshtë, ajo përcjell një ëmbëlsi natyrale dhe një energji rinore që bie menjëherë në sy.
Ajo që nuk ka kaluar pa u komentuar është edhe ndryshimi në tiparet e saj ndër vite, veçanërisht në pamjen e hundës, e cila duket ndryshe nga ajo që publiku njeh sot.
Në rrjet nuk kanë munguar reagimet disa plot nostalgji e komplimente për natyralitetin e saj të dikurshëm, e të tjera me “pak kripë”, që vënë në dukje transformimin e saj me kalimin e kohës.






