Në ditën e Letërsisë për Fëmijë, Shkrimtarja Myzejen Konduri (Cullhaj), ishte e ftuar mes lexuesve të Bibliotekës së qytetit të Rrogozhinës. Në këtë takim, ishte Drejtori i Arsimit të Qytetit, z. Arben Daja, Përgjegjësia e Kulturës, znj. Rajmonda Biçaku, Psikologia Klara Gjordeni, Drejtoresha e shkollës, znj. Fatbardha Kishta, Mësueset, Nexhmie Gasa e Teuta Dushku, si dhe Poeti i shquar Rrogozhinas, Xhelal Tosku. Znj. Marjeta Çurumi që drejton këtë institucion, me kujdes e përkushtim, bëri hapjen e këtij takimi. Ajo pasi prezantoi Autoren e Ftuar, ia dha fjalën lexuesve të vegjël.

Serena, Esteri, Arseli, Eneida, Enea Ibrahimi që pasi lexuan disa fragmente të disa librave të autores, pyetën për rolin e librit në kulturimin e tyre. Autorja Myzejen Konduri, mjeshtërisht, me gjuhën e mirëkuptimit, duke mos anashkaluar mosrespektimin e rregullave të shkollës dhe punën e vazhdueshme që s’duhet ta ndalnin, për sa më shumë dije… theksoi se vetëm kështu do të përballonin realizimin e ëndrrave që ka gjithsecili për jetën… i porositi. Shkrimtarja Myzejen Konduri, pasi i prezantoi me të gjithë librat e botuar për fëmijë, për herë të parë, zbuloi ilustrimet e përfunduara të librit më të ri… që pret të çojë sa më shpejt për botim. Bashkëbisedimi mes fëmijëve e të ftuarve të tjerë, si dhe diskutimet e çiltëra, bënë që znj. Myzejen, me fleksibilitetin e përvojës e mjeshtërinë e rrëfimit, bëri që fëmijët mes alternativave të realiteteve, të vlerësonin e të besonin te vlerat e librave e dijet që fitojnë prej tyre.

Më pas, Shkrimtarja e mirënjohur, iu dhuroi lexuesve të vegjël librin me përralla “Dritëbukura” dhe një stilolaps, duke ngulmuar për përvetësimin e procesit mësimor dhe leximin e sa më shumë librave.
Më pas u bënë disa fotografi me Autoren dhe i premtuan se do të bëheshin “miq të ngushtë librash”.